Ancelotti i bindur për formën e mirë të Valverdes: Nëse nuk shënon mbi 10 gola e shqyejë licencën e trajnerit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në lidhje me mesfushorin Federico Valverde. Valverde po vazhdon të tregojë që është një margaritarë i ri për madrilenët, transmeton lajmi.net. Edhe në edicionin e ri me ‘Mbretërit’ uruguaiani po shfaq formë të lartë, duke shënuar dy gola dhe asistuar dy të tjerë në tetë ndeshje me…

Sport

15/09/2022 22:43

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në lidhje me mesfushorin Federico Valverde.

Valverde po vazhdon të tregojë që është një margaritarë i ri për madrilenët, transmeton lajmi.net.

Edhe në edicionin e ri me ‘Mbretërit’ uruguaiani po shfaq formë të lartë, duke shënuar dy gola dhe asistuar dy të tjerë në tetë ndeshje me Realin.

Paraqitja e tij ka bindur edhe trajnerin e ekipit, pasi ka dalë më një deklaratë që nëse mesfushori nuk shënon mbi 10 gola këtë sezon, do ta shqyejë licencën e tij si trajner.

“Do ta shqyejë licencën e trajnerit tim nëse Fede Valverde nuk shënon mbi dhjetë gola për Real Madridin këtë sezon”, u shpreh italiani.

Edhe këtë edicion Real Madridi po vazhdon me paraqitje të mira, në tetë ndeshje sa kanë zhvilluar i kanë fituar që të gjitha./Lajmi.net/