Ancelotti: Hazard është shumë i lumtur

Carlo Ancelotti i ka dhënë mbrëmë mundësinë yllit belg, Eden Hazard, dhe lojtari e shfrytëzoi si më së miri. Hazard u inkuadrua në ndeshjen ndaj Celtic, pasi Karim Benzema pësoi një lëndim që ia pamundësoi vazhdimin e ndeshjes. Hazard pati një paraqitje të mirë dhe kjo ka ndikuar në disponimin e gjithë skuadrës. Carlo Ancelotti,…

Sport

07/09/2022 08:42

Carlo Ancelotti i ka dhënë mbrëmë mundësinë yllit belg, Eden Hazard, dhe lojtari e shfrytëzoi si më së miri.

Hazard u inkuadrua në ndeshjen ndaj Celtic, pasi Karim Benzema pësoi një lëndim që ia pamundësoi vazhdimin e ndeshjes.

Hazard pati një paraqitje të mirë dhe kjo ka ndikuar në disponimin e gjithë skuadrës. Carlo Ancelotti, i lumtur, ka thënë se edhe belgu është i lumtur.

“Mendova se ishte momenti i Hazard kur e inkuadrova, dhe ai ma dëshmoi këtë”, ka thënë Ancelotti, transmeton lajmi.net.

“Ai është shumë i lumtur, shpresoj të vazhdojë kështu”, shtoi trajneri italian.

Hazard kaloi te Real Madrid në vitin 2019 dhe ka vetëm 69 paraqitje, si pasojë e shumë lëndimeve. Goli i Hazard ndaj Celtic ishte i shtati në të gjitha kompeticionet për Real Madridin. /Lajmi.net/