Ancelotti: E merituam humbjen, ndeshja më e keqe e sezonit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka reaguar menjëherë pas humbjes nga Espanyol.

Sport

03/10/2021 23:19

Reali pësoi humbjen e parë këtë sezon, duke u mposhtur si mysafir me rezultat 2 – 1, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Ancelotti tha se kjo ishte ndeshja më e keqe e sezonit dhe që e merituan humbjen.

“Ndeshja më e keqe e sezonit, duhet të jem i sinqertë. Luajtëm keq, asgjë nuk mund të them. Kur pranuan, u befasuam të gjithë”.

Humbja nuk ishte aksident, e merituam humbjen. Jemi shqetësuar, ky klub nuk është mësuar me humbje pas humbjes, duhet të rregullojmë gabimet që bëmë sot”.

“Pozita e topit ishte e pasaktë. Bisedova me lojtarët, ata e pranuan gjithashtu”.

“Nuk ishim agresivë, humbëm shumë duele dhe nuk ishim vertikalë me topin”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Real Madrid është lider me 17 pikë./Lajmi.net/