Ancelotti: E kontrolluam në tërësi takimin
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se skuadra e tij e kontrolloi në tërësi takimin ndaj Atleticos dhe e meritoi kualifikimin për në gjysmëfinale.

Sport
Ancelotti ka thënë se Reali shënoi një fitore mëse të merituar në përballjen ndaj Ateltico Madridit.
“Hernandez ishte me të vërtetë fantastik. Ai luajti shumë mirë dhe e meritoi të shënojë golin. Ai nuk luajti shumë këtë sezon por ishte gati kur ishte nevoja, është një profesionist i vërtetë”.
“Ne luajtëm një ndeshje shumë të mirë dhe e kontrolluam atë prej fillimit e deri në fund”.
“Kishim posedim dhe nuk i kemi dhënë mundësi që të luajnë me kundërsulme. Ishim të fortë nga ndërprerjet kështu që e kishim në total takimin në dorën tonë”.
“Ne e gjetëm zgjidhjen në minutën e fundit, por kjo ishte ideja jonë për këtë takim”, përfundoi italiani.