Analiza që tregon më së miri pse dështoi Barcelona

Dukej që Barcelona do kërkonte fitimin e tripletës këtë sezon, por mbrëmjet katastrofike në Liverpool dhe në Sevilla tregojnë më së miri që do të jetë një verë reflektimi në ‘Camp Nou’.

Sport

26/05/2019 20:39

Pika të ndryshme të sezonit dhe shfaqjet e lojtarëve të caktuar u treguan të shtrenjta për ambiciet e Barcelonës.

Ekipi katalanas pësoi debakël në ndeshjen e dytë në ‘Anfield’, duke u eliminuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, pavarësisht triumfit 3-0 në ndeshjen e parë, përcjell lajmi.net.

Për t’i vështirësuar edhe më shumë punët, skuadra katalanase e humbi edhe finalen e Kupës së Mbretit mbrëmë ndaj Valencias, çka nënkupton se do të ketë ndryshime rrënjësore në klub.

Më poshtë ua përcjellim arsyet kryesore pse çuan në dështim sezonin e Barcës, me vetëm një trofe të fituar:

– Një trajner pa zgjidhje
– Mungesa e karakterit
– Messi është i vetmi plan
– Problemi i Coutinhos
– Kriza në mesfushë
– Luis Suarez ka nevojë për mbështetje në bankën rezervë
– Transferimet e pashpjegueshme.  /Lajmi.net/