Ambasadori i Francës viziton Kosovën në stërvitje: I bindur për suksesin e Giresse, forca!

Ambasadori i Francës për Kosovë, Olivier Guerot vizitoi sot ekipin e Alain Giresse në kampin e Hajvalisë. Kosova sot mbajti seancën e radhës stërvitore para dy ndeshjeve të rëndësishme në fazën para-kualifikim në Euro 2024, shkruan Lajmi.net ‘Dardanët’ patën edhe një mysafir, ishte Guerot ai që vizitoi lojtarët dhe bashkëkombasin e tij, Alain Giresse. “Kam…

Sport

22/03/2023 12:29

Ambasadori i Francës për Kosovë, Olivier Guerot vizitoi sot ekipin e Alain Giresse në kampin e Hajvalisë.

Kosova sot mbajti seancën e radhës stërvitore para dy ndeshjeve të rëndësishme në fazën para-kualifikim në Euro 2024, shkruan Lajmi.net

‘Dardanët’ patën edhe një mysafir, ishte Guerot ai që vizitoi lojtarët dhe bashkëkombasin e tij, Alain Giresse.

“Kam ndjekur stërvitjen e ekipit të Kosovës nën drejtimin e Alin Giresse. I bindur se ish-lojtari ynë do t’ua përcjellë njohuritë dhe talentin e tij lojtarëve të Kosovës. Forca”, ka shkruar Guerot

Kujtojmë që të shtunën nga ora 18:00 Kosova luan ndaj Izraelit në Tel Aviv, kurse të martën në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Andorrës./Lajmi.net/