Ambasada amerikane shkruan për suksesin e Distria Krasniqit

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është stolisur dje me medaljen e Artë në Mastersin e xhudos që po zhvillohen në Doha të Katarit.

Lajme

12/01/2021 12:11

Krasniqi ka mposhtur xhudisten, Funa Tonakin, duke siguruar medaljen e artë në finale dhe njëkohësisht duke siguruar pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Tokyo 2021, transmeton lajmi.net.

Distria ka triumfuar në kategorinë 48 kilogram, në Doha World Judo Masters 2021. Ajo mposhti ish-kampionen botërore dhe njëherësh një nga pretendentet kryesore për medaljen e artë në Tokyo 2021.

Për suksesin e arritur, Distria Krasniqin e ka uruar edhe Ambasada Amerikane.

“Urime Distria Krasniqit e cila fitoi medaljen e artë në Judo Masters në Doha, Katar”, shkruhet në urimin e kësaj ambasade duke ia bashkangjitur edhe videon nga momenti i fitores së Krasniqit. /Lajmi.net/ 

https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/videos/233670548211634