lajmi.net

Alves në Juventus?

E ardhmja e Dani Alvesit mund të jetë në Serie A. Kampioni i Italisë, Juventus, vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e tij, madje gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

19/09/2014 11:02

Juventus është duke analizuar tregun në kërkim të ndonjë mundësie të mirë për transferim gjatë afatit kalimtar të janarit.

Dhe, sipas të përditshmes sportive italiane “Tuttosport”, emri më i nxehtë për krahun e djathtë është ai i Dani Alves, mbrojtësi brazilian i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën.

Kampioni i Italisë dëshiron ta transferojë ish yllin e Sevillas duke konsideruar situatën delikate me Stephan Lichtsteiner, që po ashtu do të jetë futbollist i lirë në fund të këtij sezoni, ndërsa kërkohet nga Paris Saint-Germain.

Në rast se dështon në transferimin e Alvesit, Juventus do të rikthehet pas Ignazio Abates së Milanit. 

Alves në Juventus?

Dani Alves mund të transferohet në Serie A. Kampioni i Italisë, Juventus, ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, pas skadimit të kontratës së tij në verën e vitit të ardhshëm.

Sport

06/09/2014 15:38

Juventus është i interesuar për transferimin e mbrojtësit të djathtë të Barcelonës, Dani Alves.

Sipas portalit spanjoll “Fichajes.net”, kampioni i Italisë është duke monitoruar situatën e 31-vjeçarit në Camp Nou.

Alves është në prag të skadimit të kontratës me Barcelonën, në fund të këtij sezoni dhe ishte shumë afër largimit nga klubi gjatë muajit të kaluar.

I vetmi problem që mund të pengojë transferimin e tij tek Juventus është fakti se Alves aktualisht përfiton 7 milionë euro në vit, shifër kjo tepër e lartë për arkën e Bianconerëve. 

LM