Alonso: Nata më e keqe ishte humbja 5 – 0 nga Barcelona, doja ta lija ndeshjen dhe të ikja

Ish mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso ka zbuluar se humbja e thellë nga Barcelona ishte nata e tij më e keqe në karrierë.

Sport

29/04/2021 17:39

Barcelona në vitin 2010 ia doli që ta demolojë Real Madridin në “Camp Nou” me rezultat të thellë 5 – 0, transmeton lajmi.net.

Alonso ka zbuluar se ajo natë ishte më e keqja në karrierë dhe që ka menduar të largohej nga ndeshja pa përfunduar.

“Ndeshja në “Camp Nou” që humbëm 5 – 0, ishte më e keqja që kam përjetuar në fushën e futbollit”.

“20 minutë në lojë dhe tregova se doja të largohesha, të shkoja në shtëpi, bëja dush dhe të kthehesha”, deklaroi ai.

Tani, gjërat nuk janë si para një dekade, me Real Madridin që është i pamposhtur në dy vitet në përballjet ndaj katalunasve./Lajmi.net/