Aksident me pesë të lënduar në Zhub të Gjakovës, dy prej tyre lëndohen rëndë

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Zhub të Gjakovës. Lajmin për këtë e ka dhënë Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, të cilët kanë thënë se pesë persona kanë mbetur të lënduar. “Dy prej tyre, një grua dhe një fëmijë, kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transferuar në QKUK për trajtim të…

Lajme

27/10/2026 21:11

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Zhub të Gjakovës.

Lajmin për këtë e ka dhënë Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, të cilët kanë thënë se pesë persona kanë mbetur të lënduar.

“Dy prej tyre, një grua dhe një fëmijë, kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm. Tre personat e tjerë janë pranuar për vazhdimin e trajtimit në Spitalin e Gjakovës: dy në Repartin e Ortopedisë dhe një në Repartin e Kirurgjisë. Gjendja e tyre e përgjithshme është stabile. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: