Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë një person i kërkuar për rrezikim të trafikut publik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka realizuar me sukses ekstradimin nga Zvicra në Kosovë të një personi të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Sipas njoftimit të Policisë, ekstradimi është realizuar më 27 tetor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet e tjera…

Lajme

27/10/2026 21:14

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka realizuar me sukses ekstradimin nga Zvicra në Kosovë të një personi të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Sipas njoftimit të Policisë, ekstradimi është realizuar më 27 tetor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

I dyshuari, shtetas i Kosovës me inicialet A.Z., pas ekstradimit iu dorëzua njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan për procedura të mëtejshme ligjore.

Policia ka theksuar se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit, si dhe lokalizimit dhe arrestimit të personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.