Albin Kurti takon fansin që e mban fotografinë e tij në veturë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pasur një takim të pazakontë përgjatë ditës së sotme në Lipjan.

Lajme

25/01/2021 19:57

Atje u takua me fansin e tij të flakët, që në veturën e tij e ka të vendosur fytyrën e liderit të LVV-së.

Fotografia është bërë virale nëpër rrjetet sociale.

Një veprim të ngjashëm e ka bërë edhe një përkrahës tjetër i Kurtit.

Ky i fundit i ka rezervuar hapësirë fotografisë së ish-kryeministrit në hyrjen e shtëpisë.