Hoxhaj thirrje mërgatës: Kosova ka nevojë për drejtim të ri, zëri i mërgatës duhet të dëgjohet

Ish-deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar rëndësinë historike që ka pasur mërgata në periudhat më të rëndësishme për Kosovën. Në një video-adresim të publikuar në Facebook, Hoxhaj tha se mërgata ka qenë gjithmonë mbështetje e fuqishme për Kosovën,…

Lajme

06/05/2026 21:51

Ish-deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar rëndësinë historike që ka pasur mërgata në periudhat më të rëndësishme për Kosovën.

Në një video-adresim të publikuar në Facebook, Hoxhaj tha se mërgata ka qenë gjithmonë mbështetje e fuqishme për Kosovën, që nga lufta për liri e deri te procesi i shtetndërtimit.

“Ka filluar regjistrimi për zgjedhjet e 7 qershorit dhe ju ftoj që të regjistroheni. Mërgata historikisht e ka mbështetë Kosovën në luftën e saj për liri e pavarësi dhe shtetndërtimin tonë”, deklaroi Hoxhaj.

Ai kritikoi gjendjen politike në vend, duke thënë se Kosova është bllokuar nga një qeveri dhe shumicë parlamentare e papërgjegjshme.

“Kosova është bllokuar në vitet e fundit për shkak të një qeverie dhe shumice parlamentare të papërgjegjshme. Kosova ka nevojë për drejtim të ri për seriozitet dhe për besim”, u shpreh ai.

Në fund të adresimit, Hoxhaj u bëri thirrje bashkatdhetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe ta dëgjojnë zërin e tyre përmes votës.

VIDEO