Nuk ka llafe – Parisi i jep mësim Bayernit dhe kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. Parisienët do të shkojnë në Budapest për ta mbrojtur titullin që e fituan sezonin e kaluar, pasi eliminuan Bayern Munichun në gjysmëfinale. Ndeshja e parë në Paris u mbyll me fitore të ngushtë, por me shumë gola 5:4 për vendasit. Kurse sonte,…

Sport

06/05/2026 23:01

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Parisienët do të shkojnë në Budapest për ta mbrojtur titullin që e fituan sezonin e kaluar, pasi eliminuan Bayern Munichun në gjysmëfinale.

Ndeshja e parë në Paris u mbyll me fitore të ngushtë, por me shumë gola 5:4 për vendasit.

Kurse sonte, ishte krejt ndryshe, pasi u shënuan dy gola, nga një për secilin ekip.

Ishte Ousmane Dembele i cili realizoi në minutën e tretë të ndeshjes, pas asistit nga Kvaratskhelia.

Më pas, dy ekipet patën raste me bollëk, por që gol nuk pati deri në minutat shtesë.

Aty, Harry Kane arriti të realizojë për të barazuar shifrat sonte, por ishte e pamjaftueshme për të evituar eliminimin.

Kësisoj, Paris Saint-Germain kualifikohet në finale, aty ku do të përballet me Arsenalin, që mbrëmë e mposhti Atletico Madridin.