Alban Skenderaj me baladë të re ‘Urat e jetës’
Alban Skenderaj ka publikuar një këngë të re bashkë një videoklip të thjeshtë ku këngëtari performon me një gitarë dhe lejon që zëri dhe kënga e bukur të depërtojë në zemrat e fansave.
ShowBiz
Kantautori shqiptar Alban Skenderaj ka sjellur një këngë të re me një videoklip në formë performance.
Kënga ‘Urat e jetës’ është një këngë e fuqishme e cila flet për njeriun dhe ndjenjat e tij, pasiguritë që e përcjellin gjatë jetës, emocionet, mrekullitë dhe bekimet që ka dhënë jeta dhe sa të rëndësishëm jemi ne për njëri tjetrin.
‘Urat e Jetës’ sigurisht është shkruar nga vetë artisti me orkestrim të Gent Myftaraj dhe videoklip nga Max Production.
Megjithëse klipi është i thjeshtë në të cilin Albani shihet vetëm me një gitarë duke performuar, ai arrin që të tregojë një histori duke e parë dhe duke dëgjuar këngën.
Këngëtari vetë ka shkruar se ai nuk e ka bërë këtë projekt për të marrë milion klikime ose të dëgjohet në radio e në klube, por ka bërë thjesht atë çfarë thjesht i ka kërkuar shpirti.
Kënga ka mesazh shumë të fortë dhe me këtë Albani sigurisht ka depërtuar thellë në zemrat e shumë njerëzve.