Alba drejtuar Piques: Nuk e di nëse do ta fitojmë Kupën e Mbretit

Mbrojtësi Jordi Alba ka dyshime nëse Barcelona do ta fitojë Kupën e Mbretit kundër Athletic Bilbao të shtunën e ardhshme pas humbjes në "El Clasico".

Sport

12/04/2021 18:50

Barcelona u mposht nga rivali i urryer me rezultat të ngushtë 2 – 1, transmeton lajmi.net

Pique që nuk arriti të shërohej me kohë, pas ndeshjes u mundua t’i motivonte lojtarët.

Ndërsa, në mikrofonat e Deportes Cuatro është dëgjuar biseda mes Albas dhe Piques.

Biseda mes Pique dhe Alba:    

Pique: Mos u shqetëso, ne do fitojmë. Do ta fitojmë Kupën me siguri, hajde

Alba: Nuk e di

Pique: Çka?

Alba: Nuk e di

Përballja mes Barcelonës dhe Bilbaos zhvillohet me 17 prill./Lajmi.net/