Aksident zinxhiror mes pesë veturave në rrugën Ferizaj-Shtime, lëndohen disa persona
Një aksident zingjiror ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtime mbrëmjen e sotme. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Veseli tha se policia Rajonale e Ferizajt sonte rreth orës 20:30 ka pranuar një informatë për një aksident zinxhiror trafiku në rrugën Ferizaj–Shtime, në dalje të fshatit Koshare. Sipas tij në…
Lajme
Një aksident zingjiror ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtime mbrëmjen e sotme.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha se policia Rajonale e Ferizajt sonte rreth orës 20:30 ka pranuar një informatë për një aksident zinxhiror trafiku në rrugën Ferizaj–Shtime, në dalje të fshatit Koshare.
Sipas tij në aksident janë përfshirë pesë automjete, ndërsa sipas informatave fillestare, janë raportuar 6–7 persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet emergjente nga Shtimja, ndërsa është kërkuar edhe angazhimi i ekipit emergjent nga Ferizaj.
Sipas informatave fillestare nga vendi i ngjarjes, deri më tani nuk është raportuar për lëndime serioze.
“Për shkak të aksidentit, rruga Ferizaj–Shtime, në segmentin ku ka ndodhur aksidenti, është e bllokuar për qarkullim në të dy drejtimet”, tha Veseli.
Ndërsa në ora 21:40 rruga është liruar plotësisht për qarkullim.