Aksident tragjik në minierën në Serbi, tetë të vdekur e mbi 20 të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në minierën “Soko” në Serbi.

Lajme

01/04/2022 10:43

Siç raportohet nga autoritetet atje, tetë persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur, shkruan lajmi.net.

Viktimat janë që të gjithë minatorë.

“Disa qendra përreth dërguan të gjitha ekipet e tyre që mundën, duke përfshirë edhe ne, një pjesë e saj po transportohet në Spitalin e Përgjithshëm Aleksinac. Tani për tani kemi kapacitet të mjaftueshëm”, thotë Drejtori i Qendrës Shëndetësore në Aleksinac, Rodoljub Zhivadinoviç

Ai po ashtu thotë se bëhet fjalë për turnin e Aleksinacit, kështu që shumica e minatorëve janë nga Aleksinaci, qytet në Serbi. /Lajmi.net/