Aksident trafiku afër Drenasit, lëndohet një fëmijë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në një fshat afër Drenasit, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar disa persona. Mësohet se lëndimet më të rënda i ka pësuar një fëmijë, i cili është nisur me urgjencë drejt spitalit për trajtim mjekësor. Të lënduarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetë,…

Lajme

20/03/2026 15:06

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në një fshat afër Drenasit, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar disa persona.

Mësohet se lëndimet më të rënda i ka pësuar një fëmijë, i cili është nisur me urgjencë drejt spitalit për trajtim mjekësor.

Të lënduarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa rrethanat e aksidentit po hetohen nga policia e trafikut.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në komunikacion, sidomos gjatë festave ku trafiku është më i dendur.