Meta kërkon lirinë, i drejtohet sërish GJKKO-së

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i është drejtuar sërish Gjykatës së Posaçme me një kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë, duke kërkuar zbutjen e “arrest me burg”. Pritet që gjyqtarja Etleva Deda të përcaktojë datën dhe orën e shqyrtimit të kësaj kërkese. Ankimi i kreut të Partisë së Lirisë vjen vetëm pak ditë pasi…

Lajme

29/04/2026 15:19

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i është drejtuar sërish Gjykatës së Posaçme me një kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë, duke kërkuar zbutjen e “arrest me burg”.

Pritet që gjyqtarja Etleva Deda të përcaktojë datën dhe orën e shqyrtimit të kësaj kërkese.

Ankimi i kreut të Partisë së Lirisë vjen vetëm pak ditë pasi në gjykatë ka nisur shqyrtimi në themel i dosjes penale në ngarkim të tij.

Meta kërkon që masa e sigurisë të rishikohet, ndërsa çështja pritet të kalojë për vlerësim nga gjykata në ditët në vijim.

Ish-presidenti i Shqipërisë mbahet në burg që prej tetorit 2024 dhe përballet me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. /euronews