Bahtiri eskalon ndaj Osmanit: Po i përfaqëson interesat e Grenellit e Gjuriçit
Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri ka reaguar ashpër ndaj ish-Presidentes Vjosa Osmani e cila ka publikuar një video me foton mbrapa të Ibrahim Rugovës, duke thënë se është bërë padrejtësi ndaj saj. Ai i ka thënë asaj se fushatën e ka filluar me fotografinë e Presidentit Rugova mbrapa, ndërsa ka thënë se ai nuk e…
Lajme
Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri ka reaguar ashpër ndaj ish-Presidentes Vjosa Osmani e cila ka publikuar një video me foton mbrapa të Ibrahim Rugovës, duke thënë se është bërë padrejtësi ndaj saj.
Ai i ka thënë asaj se fushatën e ka filluar me fotografinë e Presidentit Rugova mbrapa, ndërsa ka thënë se ai nuk e ka merituar të shfrytëzohet për fushata.
Bahtiri e ka akuzuar edhe më fortë atë, duke i thënë se po përfaqëson interesat e Grenellit e Gjuriçit.
“Vjosa Osmani, Fushaten e ke filluar me fotografinë e Rugovës mbrapa! Mos e shfrytëzo Presidentin Historik për fushata, sepse ai nuk e ka merituar këtë. Herën tjetër kur t’iu drejtohesh qytetarëve, vendose prapa këtë fotografi, me Grenellin e Gjuriçin (takimin të cilin ta ka mundësuar Baton Haxhiu), sepse aktualisht, interesat e këtyre je duke i përfaqësuar”, ka shkruar Bahtiri. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: