Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka edhe të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajme

18/08/2019 11:25

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’. Një veturë dyshohet që është vetëaksidentuar duke lënë pasoja fatale.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani

“Bazuar në informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë trafiku me pasoja fatale, të shkaktuar sot paradite në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut në autostrada janë duke u marr me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhë deri te ky aksident. Pas hetimeve që janë në proces do të ju njoftojmë për detaje tjera”, ka thënë Kelani. /Lajmi.net/