Ahmeti: Nuk ka arsye për qeveri teknike, zgjedhjet janë të domosdoshme

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, ka thënë se zgjedhjet janë të domosdoshme.

Lajme

19/07/2019 22:22

Kreu i PSD-së,Shpend Ahmeti, ka përjashtuar mundësinë për qeveri teknike.

Ahmeti përmes një postimit në llogarinë e tij zyrtare ne rrjetin social Twitter ka thënë se zgjedhjet janë të domosdoshme edhe për legjitimitet edhe për ndryshim.

Lexo edhe: 

Pas dorëheqjes së Haradinajt, këto janë procedurat e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme

“Nuk ka arsye për qeveri teknike. Ne aspektin demokratik të legjitimitetit, zgjedhjet janë të domosdoshme. Edhe për legjitimitet edhe për ndryshim”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/