“Ah, sikur të isha e bardhë”, bullizmi zgjon reagim nga voglushja Faith
Një nënë inspiron vajzën e saj që ta pranojë lëkurën e saj, pas bullizmit nga shkolla.
Lifestyle
Vajza e vogël mësoi ta dojë lëkurën e saj pas një bullizmi që i ndodhi në shkollë, dhe që e bëri atë të dëshironte që të kishte një lëkurë të bardhë, raporton “Metro”, transmeton lajmi.net.
Nëna Serlina Boyd tha se ajo kuptoi efektet që ndikonin në bullizmin që i bëhej të bijës së saj që quhej Faith, kur ajo u pyet në shkollë se si ndihej që ishte e vetmja vajzë me ngjyrë.
Kur nënë e saj e pyeti duke i thënë se a do të dëshironte të ishte edhe dikush tjetër në klasë si ajo, vajza u përgjigj duke i thënë që do të donte të ishte e bardhë.
Serlia 38-vjeçare, i tha që e bija Faith, është duke “luftuar” me identitetin e saj me një grup te nxënësve me lëkurë të bardhë.
Nëna tha: “Faith gjithmonë ishte e vetmja vajzë me ngjyrë në klasën e saj, edhe unë u rrita në një vend ku nuk kishte njerëz me ngjyrë, shoqja ime më e ngushtë ishte e bardhë, mendova se do të ishte në rregull, por me vajzën time është më ndryshe.
Pas bullizmit që i ndodhi vajzës në shkollë, Serlian e edukoi duke i treguar historinë e njerëzve me ngjyrë. Ato lexuan së bashku librin “Cocoa Girl”, që tregon ngjarjen e një vajze që kalo të njëjtën situate,
Ky libër i ndihmoi që ti tregonte vajzës se sa e veçantë është ajo, dhe jo vetëm ajo por edhe njerëzit e tjerë me ngjyrë. /Lajmi.net/