Agjenti i Insigne, Pisacane: Rinovimi i kontratës, nuk e di pyesni gruan e Lorenzos

Agjenti i Lorenzo Insignes, Vicenzo Pisacane ka deklaruar se e ardhmja e 29 vjeçarit nuk është në plan të parë.

Sport

22/02/2021 10:11

Kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne e ka të ardhmen e pasigurt në “Diego Armando Maradona Stadium” thotë agjenti i tij, transmeton lajmi.net.

Insigne ka kontratë deri në vitin 2022, por mediat italiane kanë pyetur Pisacanen për rinovimin e kontratës me kapitenin, ai pati një përgjigje interesante.

“Të flasësh për këtë temë tani është e pavend, nuk do ti bënte mirë as Lorenzos e as Napolit”, tha ai.

“Besoj që është më mirë të përfundohet sezoni duke u koncentruar në objektivat sportivë deri në fund të stinorit”, tha Pisacane.

“Ai ka kontratë deri në vitin 2022, po të skadonte në vitin 2021 atëherë do të ishim më të preokupuar”, tha agjenti.

“A ëndërron ai të mbyllë karrierën tek Napoli? Pyesni gruan e tij, unë nuk flej me Lorenzon dhe nuk kam ide cilat janë ëndrrat e tij”, përfundoi Vincenzo Pisacane.

Lorenzo Insigne ka kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2022./Lajmi.net/