Agjenti: Hakimi do bëjë gjëra të mëdha te PSG-ja

Agjenti Davide Lippi ka definuar dhe detajet e fundit për lamtumirën e mbrojtësit Achraf Hakimi te Inter.

Sport

05/07/2021 19:51

Maroku së shpejti do kompletojë transferimin te PSG-ja gjatë verës dhe Lippi beson se klienti i tij do shkëlqejë në “Parkun e Princave”, transmeton lajmi.net.

“Jam këtu për situatën e fundit lidhur me Hakimin. Hakimi është lojtar i mirë, ai do bëj gjëra të mëdha edhe atje gjithashtu”, deklaroi ai.

Ndërkohë, marrëveshja mes PSG-së dhe Hakimit pritet të zyrtarizohet gjatë javës./Lajmi.net/