Agim Ademi përgëzon Dritën FC për kualifikimin historik në fazën e grupeve të Conference League
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka shprehur urimet e tij më të ngrohta për Drita FC, pas kualifikimit të klubit në fazën e grupeve të UEFA Conference League për herë të parë në histori. Në një postim të fundit, ai theksoi se ky sukses përbën një “sukses të madh për…

Sport
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka shprehur urimet e tij më të ngrohta për Drita FC, pas kualifikimit të klubit në fazën e grupeve të UEFA Conference League për herë të parë në histori.
Në një postim të fundit, ai theksoi se ky sukses përbën një “sukses të madh për futbollin e Kosovës në arenën evropiane”, transmeton lajmi.net
Ademi duket i impresionuar nga arritja e klubit nga Gjilani, që dëshmon “organizimin teknik të klubit”, përkushtimin e lojtarëve dhe vizionin e trajnerit Zekirija Ramadani.
Ai falënderoi dhe tifozët e Dritës, Intelektualët, duke vlerësuar motivimin e tyre si një faktor kyç:
“Urime për futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët ‘Intelektualët’, që besuan, punuan dhe në fund ia dolën t’i gëzohen këtij suksesi.”
Sipas Ademit, suksesi i Dritës është një dëshmi e qartë që futbolli i Kosovës po ecën në drejtimin e duhur dhe përgatitet për të përfaqësuar denjësisht vendin në arenën evropiane./lajmi.net/