Agim Ademi në Tiranë, takohet me presidentin e UEFA-s dhe PSG-së: Kryefjala e diskutimit ishte e ardhmja dhe zhvillimi i futbollit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të organizuar në Tiranë nga homologu i tij shqiptar, Armand Duka, me rastin e mbajtjes për herë të parë në Shqipëri të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi ka ndarë momente nga…

Sport

11/09/2025 23:08

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të organizuar në Tiranë nga homologu i tij shqiptar, Armand Duka, me rastin e mbajtjes për herë të parë në Shqipëri të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi ka ndarë momente nga kjo ngjarje, ku shihet në shoqëri të presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, dhe presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, transmeton lajmi.net.

“Gjithmonë kënaqësi të jem bashkë me presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin dhe presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi. Sonte, presidenti i FSHF-së, miku im, Armand Duka organizoi darkë të veçantë në Tiranë, ku për herë të parë u zhvillua mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s”, ka shkruar Ademi.

Ai ka bërë të ditur se temë qendrore e diskutimeve gjatë kësaj mbledhjeje ishte zhvillimi i futbollit në të gjitha vendet anëtare të UEFA-s, si dhe forcimi i rolit të futbollit në nivel global.

Kjo ngjarje përbën një moment të rëndësishëm për praninë e përfaqësuesve të futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare, si dhe për thellimin e bashkëpunimit me institucionet kryesore të futbollit evropian./lajmi.net/