Agim Ademi demanton mediet: Nuk jam i infektuar me COVID-19

Para pak minutash në mediet tona qarkulloi një lajm kinse kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sport

07/09/2020 14:05

Mirëpo, në një bisedë me lajmi.net, Ademi e ka demantuar këtë lajm, duke thënë se nuk është aspak e vërtetë.

Për më tepër, ai ishte në një mbledhje të Federatës kur hapi telefonin.

”Jo, nuk është aspak e vërtetë. Bile tani unë jam në një mbledhje”, tha shkurt i pari i FFK-së për lajmi.net. /Lajmi.net/