Adnan Ronaldo

Ylli i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj është duke shfaqur atribute të ngjashme me ato të Cristiano Ronaldos, pas transferimit të tij në Old Trafford, ka thënë Quinton Fortune. Ish futbollisti nga Afrika e Jugut bëri mbi 70 paraqitje për gjigantin anglez pas ardhjes në klub më 1999 dhe është shikues i rregullt i ish skuadrës…

Sport

30/10/2013 15:55

Ylli i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj është duke shfaqur atribute të ngjashme me ato të Cristiano Ronaldos, pas transferimit të tij në Old Trafford, ka thënë Quinton Fortune.

Ish futbollisti nga Afrika e Jugut bëri mbi 70 paraqitje për gjigantin anglez pas ardhjes në klub më 1999 dhe është shikues i rregullt i ish skuadrës së tij.

Ai pranoi se potenciali i Januzajt është i pashmangshëm dhe e krahasoi atë me Ronaldon, i cili kishte nënshkruar për Unitedin nga Sporting Lisbona më 2003.

“Adnan ka besim aq të madh, i vështirë për tu parë tek futbollistët e rinj në këtë kohë. Ai ma kujton Ronaldon. Kur erdhi në United e kishte mentalitetin e njëjtë”, deklaroi Fortune për Daily Mirror.

“Nuk mendoj se Ronaldos i mungon besimi dhe për këtë arsye është një prej futbollistëve më të mirë në botë. Adnanin e pret një rrugë e gjatë por ka bërë një nismë fantastike. Pas këtij fillimi, dhe zhvillimit të një numri më të madh të ndeshjeve, do të shohim paraqitje edhe më të mira prej tij”, shtoi ai.

18-vjeçari ka shkëlqyer deri më tani gjatë këtij sezoni për ekipin e menaxherit David Moyes, dhe la përshtypje pozitive edhe në fitoren 4-0 kundër Norwich Cityt të martën mbrëma në kuadër të rrethit të katërt në Capital One Cup.

Fortune punoi me ekipin e dytë të Unitedit gjatë sezonit të kaluar derisa ishte duke aplikuar për licensën e trajnerit dhe pranoi se të gjithë në qendrën stërvitore në Carrington, ishin të vetëdijshëm për aftësitë e Januzajt.

“Të gjithë e dinin se ai është i veçantë. Adnan kishte avancuar aq shumë dhe kur shkoi në stërvitje me ekipin e parë, disa prej djelmoshave ende flisnin për të. Ai është duke u paraqitur jashtëzakonisht mirë, është një prej futbollistëve kryesor të ekipit dhe shpresoj të vazhdojë në të njëjtën mënyrë”, përfundoi Fortune.