Adnan ‘Ronaldo’ Januzaj

Tinejxheri i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj ka rënë në sytë e të gjithëve rreth Premierligës dhe depërtimi i tij dhe zhvillimi pas debutimit në fillim të këtij edicioni, ka impresionuar menaxherin dhe futbollistët. Është një gjë të jesh i talentuar, por shumë e rrallë që të jeni në një nivel me bashkëlojtarë si Wayne Rooney…

Sport

27/12/2013 18:30

Tinejxheri i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj ka rënë në sytë e të gjithëve rreth Premierligës dhe depërtimi i tij dhe zhvillimi pas debutimit në fillim të këtij edicioni, ka impresionuar menaxherin dhe futbollistët.

Është një gjë të jesh i talentuar, por shumë e rrallë që të jeni në një nivel me bashkëlojtarë si Wayne Rooney dhe Robin van Persie, shkruan portali football.co.uk.

Pas një vere përplot dështimesh në objektiva të përforcimeve, menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes ka kaluar një periudhë të vështirë në Old Trafford.

Edhe pse disa tifozë mysafir i kënduan: ‘Do të shkarkohesh në mëngjes’, Moyes ka vazhduar t’i besoj Januzajt dhe i ka dalë në mbrojtje yllit kosovar sa herë që ai është kritikuar nga të tjerët, zakonisht pas dy kartonëve të verdhë që mori këtë edicion për shkak të simulimeve.

Në një ekip përplot me veteranë, Januzaj iu përgjigj thirrjes së Moyesit duke shfrytëzuar maksimalisht mungesën e vazhdimësisë në lojën e Nanit, Ashley Young dhe Antonio Valencias.

Cristiano Ronaldo la gjurmë të thella në Old Trafford, mirëpo njësoj si portugezi – i cili akuzohej për simulime – por kryente detyrën në fushë, Januzaj, shërben opsione shtesë për Moyesin, shumë të nevojshme në arritjen e synimeve.