Ademi e uron Dritën: Ky sukses e rrit pashmangshëm prestigjin e Superligës sonë dhe shërben si shembull dhe motivim për të gjitha klubet e tjera kosovare

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përgëzon FC Dritën për arritjen historike në UEFA Conference League. “FC Drita ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit kosovar, duke u bërë klubi i parë që kalon fazën e ligës dhe siguron kualifikimin në ‘play-off’ të fazës nokaut,” shkruan Ademi. Ai vlerëson…

Sport

18/12/2025 23:23

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përgëzon FC Dritën për arritjen historike në UEFA Conference League.

“FC Drita ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit kosovar, duke u bërë klubi i parë që kalon fazën e ligës dhe siguron kualifikimin në ‘play-off’ të fazës nokaut,” shkruan Ademi.

Ai vlerëson punën e palodhshme të stafit teknik, investimet e drejtuesve dhe karakterin e futbollistëve, duke theksuar: “Ky sukses i Dritës e rrit pashmangshëm prestigjin e Superligës sonë dhe shërben si shembull dhe motivim për të gjitha klubet e tjera kosovare.”

Ademi përgëzon gjithashtu futbollistët, stafin dhe drejtuesit e klubit si dhe KF Shkëndijën e Tetovës për kualifikimin e tyre në “play-off”, duke theksuar se sukseset e klubeve shqiptare në Evropë sjellin krenari për të gjithë.

Postimi i plotë: 

Urime FC Drita arritja historike 🎉⚽️🇽🇰
FC Drita ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit kosovar, duke u bërë klubi i parë që kalon fazën e ligës në UEFA Conference League dhe siguron kualifikimin në “play-off” të fazës nokaut.
Ky sukses nuk është i rastësishëm, por fryt i punës së palodhshme të stafit të trajnerëve, investimeve të drejtuesve të klubit dhe përkushtimit e karakterit të treguar në fushë nga ana e futbollistëve.
Edhe pse përballja e fundit ndaj një rivali të fortë si Rayo Vallecano në Madrid nuk përfundoi me rezultat pozitiv, performanca e përgjithshme me 8 pikë të grumbulluara dëshmon pjekurinë e skuadrës sonë kampione në këtë nivel të garave evropiane.
Ky sukses i Dritës e rrit pashmangshëm prestigjin e Superligës sonë dhe shërben si shembull dhe motivim për të gjitha klubet e tjera kosovare.
Përgëzime të sinqerta futbollistëve, shtabit teknik dhe drejtuesve të klubit; Ju jeni ambasadorët më të mirë të kampionatit tonë dhe rritjes së pandalshme!
Një urim i përzemërt shkon edhe për KF Shkëndija të Tetovës që po ashtu siguroi kualifikimin në “play-off”. Suksesi i secilit klub shqiptar në Evropë na gëzon dhe na jep ndjenja krenarie./lajmi.net/