AC Milan arrin marrëveshje personale me Botman
AC Milan ka arritur marrëveshje personale me qendërmbrojtësin Sven Botman.

Sport
Botman ka pranuar t’i bashkohet “Rossonerëve” dhe në rast që arrihet marrëveshja mes klubeve, do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, shkruan lajmi.net.
Eksperti i transferimeve, Nicolo Schira raporton se Botman do fitojë 2.5 milionë euro për vit.
Milan është duke negociata tani me Lillen për të arritur një marrëveshje që do bëhet zyrtare në verë.
Agreement in principle between #ACMilan and Sven #Botman for a 5-years contract (€2,5M/year). The dutch centre-back is the main target for #ACMilan, which are already working to reach an agreement with #Lille for the summer. #transfers #LOSC https://t.co/FsBFx9tEjz
— Nicolò Schira (@NicoSchira) February 10, 2022
Milan dhe Newcastle United provuan ta transferojnë Botman edhe në muajin e janarit, me klubin anglez që ofroi edhe 50 milionë euro, por asnjë ofertë nuk u pranua nga Lille.
Tani, mbetet të shihet nëse Lille do pajtohet me kërkesat e Milanit për të lejuar Botman të largohet në verë./Lajmi.net