Abdixhiku shpreh ngushëllime familjes së ish-deputetit Gerti Bogdani: Është humbje e madhe për shqiptarët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit Gerti Bogdani. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Gerti Bogdani, gjithë jetën e tij ia kushtoi promovimit të vlerave demokratike në Shqipëri e Kosovë. “Gerti ishte politikan model duke shërbyer si inspirim për çdo të…

Lajme

18/09/2024 16:29

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit Gerti Bogdani.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Gerti Bogdani, gjithë jetën e tij ia kushtoi promovimit të vlerave demokratike në Shqipëri e Kosovë.

“Gerti ishte politikan model duke shërbyer si inspirim për çdo të ri në politikën shqiptare. Ai rrjedhte nga një familje tiranase me traditë dhe u bë përfaqësuesi më i mirë i rinisë shqiptare. Gerti ndihmoi e dha kontribut të jashtëzakonshëm edhe për anëtarësimin e LDK-së në EPP, gjatë kohës sa ishte përfaqësues i PD. Humbja e tij e papritur, është humbje e madhe për shqiptarët, neve dhe të gjithë ata që e njohën. Për ne në Lidhjen Demokratike të Kosovës, bashkëpunimi dhe lidhjet tona me të do të mbeten kujtim i çmuar”, ka shkruar Abdixhiku. 

Ai ka shprehur ngushëllime gruas Edlirës, prindërve të tij, fëmijëve, gjithë familjes Bogdani, miqve dhe të gjithë atyre që njohën.

Postimi i plotë: