Abdixhiku jep sinjale për rikthimin e Osmanit: Jemi takuar edhe pas largimit nga presidenca, në LDK s’ka kushte për rikthim

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me liderin e LDK-së, Lumir ABdixhiku për çështjen e presidentit. Pas takimi, Lumir Abdixhiku para mediave ka thënë se s’është arritur asnjë marrëveshje dhe se pritet që LDK-ja të bashkohet edhe më tepër. Duke folur për bashkimin e madh të LDK-së, Abdihxiku është pyetur edhe për mundësinë që…

Lajme

20/04/2026 12:11

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me liderin e LDK-së, Lumir ABdixhiku për çështjen e presidentit.

Pas takimi, Lumir Abdixhiku para mediave ka thënë se s’është arritur asnjë marrëveshje dhe se pritet që LDK-ja të bashkohet edhe më tepër.

Duke folur për bashkimin e madh të LDK-së, Abdihxiku është pyetur edhe për mundësinë që aty të kthehet ish-presidentja Vjosa Osmani, që dikur e kishin larguar nga kjo parti.

Ai duke qeshur e pranoi se është takuar me Vjosa Osmanin edhe pa largimit nga presidenca.

“LDK e konsideron këtë çështje të mbyllur dhe i kthehet strukturave të veta që nga ky moment.Jam takuar me të gjithë, edhe me Kurtin edhe me Osmanin. Natyrisht se takohem me Vjosën, jemi miq dhe njihemi mirë.”tha ai.

“LDK është unike”,deklaroi kur u pyet se a është LDK unike për rikthimin e Osmanit, duke thënë se respektojnë qëndrimet e të gjithëve në parti.

Po ashtu Abdixhku deklaroi se nuk kanë kushte për rikthimin e Vjosa Osmanit në parti.

“Nuk kemi kushte për rikthim, bashkimi s’kërkon kushte kërkon afrim koordinim të mbarë shiqim drejtë së ardhmes dhe alternativë për diçka konkrete e pa kriza të tilla.U bë kohë e gjatë që flasim për politikanë e për pozita. Është krizë e jashtëzakonshme.Ndjej keqardhje që s’mund të bëj më tepër, kemi qenë konstruktive.”./Lajmi.net/