Kurti: LDK-ja ta di se i ka vetëm 15 deputetë e kemi dallim të madh edhe në vota që të bëjnë lloj-lloj hamendësimi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se s’është arritur asnjë marrëveshje me LDK-në për çështjen e presidentit. Kurti ndër të tjerash ka deklaruar se duhet kuptuar që LDK-ja i ka vetëm 15 deputetë dhe se duhet kuptuar që vetë LDK-ja nuk i ka nënshkrimet. “LDK-ja ka thënë se ne s’i kemi as për afër numrat…

Lajme

20/04/2026 13:14

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se s’është arritur asnjë marrëveshje me LDK-në për çështjen e presidentit.

Kurti ndër të tjerash ka deklaruar se duhet kuptuar që LDK-ja i ka vetëm 15 deputetë dhe se duhet kuptuar që vetë LDK-ja nuk i ka nënshkrimet.

“LDK-ja ka thënë se ne s’i kemi as për afër numrat për të pasur presidentin dhe duhet të kuptoni se LDK-ja i ka 15 deputetë, me 15 deputetë mundesh me ia mbledhë nënshkrimet vetëm një kandidati.Se edhe për kandidat për president të duhen 30 e për t’u zgjedhur të duhen 60 në raundin e tretë. Me fjalë të tjera s’kanë qenë të interesuar se kanë thënë se s’kemi numra për këtë gjë, por nëse kanë pasur ndonjë figurë konsensuale për këtë gjë le të ma thonë.Pra diçka jashtë prej partive politike, në këtë kuptim nuk po insistojmë ne t’i kemi të tri pozitat. Nga oferta e dytë kemi propozuar që të ndërrojmë vendet nënkryetari i LDK-së me kryetaren e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes. Por s’u pranua një gjë e tillë e s’mund të thuhet më tutje se VV insiston në tri pozitat, ajo që i intereson Qeverisë është të kemi mbarëvajtje të punëve. Unë ngelem kryeministër në detyrë pra Kosova mbetet pa Parlament që është arena kryesore e opozitës. Qëllimi ynë është të ketë mbarëvajtje të proceseve e të mos shkojmë në zgjedhje të përsëritura e të panevojshme. Pro s’mund të kemi zgjidhje që janë kundër zgjedhjeve që i patëm hic më pak se 100 ditëve, më 28 dhjetor. 57 deputetë VV-ja , mazhoranca 66 LDK, 14 e PDK 22. Ndërkaq nga unë kanë kërkuar të bëjë marrëveshje politike blanco pa asnjë emër, ku propozojnë dy kandidatë që ne ua bëjmë nënshkrimet e në fund ua votojmë. Pra a e kuptoni kërkesën nga partitë opozitare.Disa gjëra që diskutohen sot thuaj  se VV-ja i ka 40 deputetë, por më falni se është 66 me 22 dhe 15. Prandaj duhet respektuar vullneti i popullit e mbi këtë të bëjmë marrëveshje konsensus shtet ndërtues”, deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.

I pyetur rreth mundësisë që Vjosa Osmani të jetë e propozuara e LDK-së, Kurti tha se kjo s’u kërkua nga vetë ata.

“Duhet kuptuar që vetë LDK-ja nuk e ka konsideruar asnjëherë se asaj (Vjosa Osmanit) i takon posti i presidentit. Kuptoni situatën e vështirë në të cilën ndodhem unë. Nuk mund të bëhem më LDK se LDK-ja.Pra s’e ka kërkuar një gjë të tillë, s’mund të ofroj në negociata çka nuk kërkohet në negociata nga pala tjetër.Nuk ka mundësi unë të ofroj çfarë ata më kanë thënë se nuk e kërkojnë. Ekzistojnë disa rregulla elementare. Ajo çfarë ka thënë është se VV-ja s’bën ti ketë të tri pozitat, e ne bëmë një ofertë të përshtatshme e cila fatkeqësisht nuk u pranua sot. Është dallimi shumë i madh në këto vota që mund të bëhet gjithfarë hamendësimi. Se s’mund të shkojmë kundër vullnetit të qytetarëve se ka të tillë që dëshirojnë që VV-ja të mos e kalojë as pragun por s’është e mundur, sepse populli ia dha 51% Vetëvendosjes.”./Lajmi.net/