AAK kërkon dorëheqjen e Bajram Rexhepit dhe Ramë Bujës
Pas vrasjes me thikë të një nxënësi brenda shkollës në Mitrovicë ka reaguar ashpër AAK e cila ka kërkuar dorëheqjen e ministrave Bajram Rexhepi dhe Ramë Buja. AAK thotë se ata asnjëherë nuk e kanë vendosur në prioritet sigurinë në shkolla.
Lajme
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se është e tronditur thellë pas lajmit për krimin e rëndë të vrasjes edhe të një nxënësi në objektin shkollor, në këtë rast në shkollën “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë.
Kjo parti kërkon dorëheqjen e Ministrit të Arsimit, Ramë Buja dhe atij të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
“AAK kërkon përgjegjësi të menjëhershme morale, institucionale dhe politike nga Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, dhe ministri i Arsimit, Ramë Buja, të cilët asnjëherë nuk e kanë vendosur në prioritet sigurinë në shkolla, përkundër kërkesës së vazhdueshme të Departamentit për Sundim të Ligjit në AAK për tash e tri vjet me radhë”.
“Kërkesat e tilla kanë qenë të vazhdueshme edhe nga shoqëria civile dhe organizatat e ndryshme vendore e ndërkombëtare|.
“Tragjedia e sotme nuk është e para dhe duhet të jetë e fundit. A duhet të ndodh ndonjë katastrofë në shkolla të Kosovës që Ministrat Rexhepi dhe Buja të japin dorëheqje?”
“AAK dhe kryetari Ramush Haradinaj shprehin dhimbjen e thellë për humbjen e jetës të nxënësit sot në Mitrovicë dhe i shprehin ngushëllimet më të thella për familjen e tij”.