A ka kërkuar Isco largimin nga Reali? Kjo është përgjigja e Zidanes
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane s'ka pranuar të flas për mesfushorin Isco.
Sport
Spanjolli thuhet se ka kërkuar nga klubi ta lejojë të largohet në afatin dimëror, përcjellë lajmi.net.
Mirëpo, përgjigja e teknikut francez ishte se Isco është pjesë e klubit madrilen.
“Asgjë. Nuk do flasim çfarë ndodh brenda klubit. Isco është në klub dhe kjo është”, u shpreh ai.
Ndeshja e radhës për Realin është kundër Inter Milanit në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/