“A je shtatzënë?” – Kiara Tito sqaron si qëndron e vërteta

Moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, ka vendosur sot që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”. E duke qenë se ka kaluar shumë kohë pa i bërë pyetje, ata menjëherë kanë vërshuar me kuriozitetet e tyre. Një nga pyetjet që ka marrë vëmendjen ka të bëjë me shtatzëninë. “A…

ShowBiz

14/08/2026 19:27

Moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, ka vendosur sot që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”. E duke qenë se ka kaluar shumë kohë pa i bërë pyetje, ata menjëherë kanë vërshuar me kuriozitetet e tyre.

Një nga pyetjet që ka marrë vëmendjen ka të bëjë me shtatzëninë.

“A je shtatzënë? Të lutem kthe përgjigje”, i ka shkrur një ndjekës, të cilit ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania” i ktheu direkt përgjigje.

“JO! Nuk jam”, ka shkruar shkurt moderatorja e njohur në postimin e saj në “Instastory”.

Kujtojmë se aludimet për një pritje të ëmbël lindën pak ditë më parë kur Kiara postoi një fotografi dhe partneri i saj, Luiz Ejlli, shihej me dorën mbi barkun e saj.

Kaq mjaftoi që në rrjetet sociale të shpërthenin aludimet për një shtatzëni të mundshme.

Pamja u komentua gjerësisht nga ndjekësit dhe lajmi mori vëmendje edhe në mediat rozë, duke ngritur pikëpyetjen nëse çifti i njohur po përgatitej për një fëmijë të dytë.