A ishte goli më i mirë i mbrëmjes në Champions? – Lojtari i Newcastle “bombardoi” portën e PSG-së

Newcastle United ka shkaktuar befasinë e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve duke triumfuar kundër Paris Saint-Germainit, fitore kjo e para pas 20 viteve në Ligën e Kampionëve. Ekipi anglez fitoi 4:1 kundër gjigantit francez të futbollit në stadiumin “St.James Park”, shkruan lajmi.net. Paraqitjen mbresëlënëse të Newcastle e vulosi edhe supergoli i shënuar nga Schar në…

Sport

04/10/2023 23:26

Newcastle United ka shkaktuar befasinë e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve duke triumfuar kundër Paris Saint-Germainit, fitore kjo e para pas 20 viteve në Ligën e Kampionëve.

Ekipi anglez fitoi 4:1 kundër gjigantit francez të futbollit në stadiumin “St.James Park”, shkruan lajmi.net.

Paraqitjen mbresëlënëse të Newcastle e vulosi edhe supergoli i shënuar nga Schar në minutën e parë të kohës shtesë, gol i cili regjistroi epilogun përfundimtar të takimit.

Schar pranoi një top nga Murphy dhe me një goditje të saktë nga distanca mposhti portierin Donnarumma.

Ky konsiderohet një nga golat më të mirë të shënuar këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Mëposhtë mund ta shikoni golin e Schar kundër PSG-së./Lajmi.net/