A ekziston mundësia që Chiesa të largohet? Të gjitha detajet i zbulon Romano

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka folur lidhur me situatën e sulmuesit Federico Chiesa.

Sport

14/07/2021 14:51

Chiesa ka fituar vëmendjen e shumë klubeve evropiane, pas paraqitjeve impresionuese në “Euro 2020” me Italinë, transmeton lajmi.net.

Chelsea ka ofruar 100 milionë euro për Chiesan, mirëpo Juventus nuk ka pranuar as të negociojë.

Këtë e ka konfirmuar edhe Romano, që bëri të ditur se “Zonja e Vjetër” e sheh si të paprekshëm.

“Juventus nuk ka vëmendje të nis bisedimet me ndonjë klub për Federico Chiesa. Chelsea, Bayern… nuk ka shanse. Konsiderohet i paprekshëm”.

“Juve pagoi 10 milionë euro në vitin 2020, dhe do paguajnë 40 milionë euro te Fiorentina në vitin 2022 si obligim blerje, plus 10 milionë euro bonuse”, shkroi ai.

Juventus e sheh italianin si një ndër lojtarët kyç për të ardhmen./Lajmi.net/