Sot zbulohet rivali evropian i Ballkanit në UEFA Conference League

Ballkani do ta mësojë sot kundërshtarin e tij në raundin e parë kualifikues të UEFA Conference League për edicionin 2026/27. Shorti do të hidhet në Nyon të Zvicrës, ndërsa skuadra nga Suhareka do të jetë pjesë e fazës së parë kualifikuese të garës evropiane. Sipas ndarjes së grupeve para shortit, Ballkani mund të përballet me…

Sport

16/06/2026 11:17

Ballkani do ta mësojë sot kundërshtarin e tij në raundin e parë kualifikues të UEFA Conference League për edicionin 2026/27. Shorti do të hidhet në Nyon të Zvicrës, ndërsa skuadra nga Suhareka do të jetë pjesë e fazës së parë kualifikuese të garës evropiane.

Sipas ndarjes së grupeve para shortit, Ballkani mund të përballet me njërën nga pesë skuadrat: FK Liepāja nga Letonia, Connah’s Quay Nomads FC nga Uellsi, FC Inter Turku nga Finlanda, US Mondorf-les-Bains nga Luksemburgu ose FC Hegelmann nga Lituania.

Ndeshjet e raundit të parë kualifikues të UEFA Conference League do të zhvillohen më 9 dhe 16 korrik, ndërsa Ballkani synon një tjetër paraqitje të suksesshme në arenën ndërkombëtare, pas eksperiencave të rëndësishme që ka pasur në vitet e fundit në garat evropiane.