Veliaj refuzon të paraqitet në gjykatë: Nuk më janë dorëzuar provat

Ka nisur prej afro një ore gjyqi për akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe shtatë personave të tjerë të akuzuar në të njëjtën dosje. Sipas raportimit të Top Channel, Veliaj nuk mori pjesë as në këtë seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Përmes një deklarate drejtuar gjykatës, Veliaj ka…

Lajme

16/06/2026 12:23

Ka nisur prej afro një ore gjyqi për akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe shtatë personave të tjerë të akuzuar në të njëjtën dosje.

Sipas raportimit të Top Channel, Veliaj nuk mori pjesë as në këtë seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij, Plarent Ndreca.

Përmes një deklarate drejtuar gjykatës, Veliaj ka bërë të ditur se: “Kam dijeni për seancën. Nuk dëshiroj të marr pjesë, pasi nuk më janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale”.

Po sipas Veliajt, gjykata nuk ka zbatuar dispozitën ligjore që i jep të drejtë të marrë pjesë si njeri i lirë në sallën e gjyqit.

Ndërkohë, në këtë proces gjyqësor janë nën akuzë 19 persona. Për 11 prej tyre është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar dhe çështjet janë veçuar.

Gjyqi po zhvillohet për: Shoqërinë “PALUSHI”, Shoqërinë “GERARD-A” sh.p.k., Shoqërinë “FUSHA” sh.p.k., Shoqërinë “LANI” sh.p.k., Organizatën Jofitimprurëse Qendra “HARABEL”, Organizatën Jofitimprurëse BYL-A (Balkan Youth Link Albania), Organizatën Jofitimprurëse Qendra “MUZA”, Organizatën Jofitimprurëse Qendra “EVENTUS”, Erion Veliajn, Arjola Xoxën, Erald Simixhiun, Linda Kazanin, Meriman Palushin, Mirton Likën, Shkëlqim Fushën, Sokol Kryeziun dhe Valmir Xoxën.