Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 10 muaj burgim efektiv për narkotikë në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar XH.K të kërkuarin i cili ishte i dënuar me 10 muaj burgim për narkotikë. I dënuari nga Prizreni është kapur nga Policia pas  veprimeve operative–hetimore ku është arritur lokalizimi i tij. I arrestuari është dënuar për veprën penale “ Shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve” nga neni 275, i KPRK-së. I…

Lajme

16/06/2026 12:28

Policia e Kosovës ka arrestuar XH.K të kërkuarin i cili ishte i dënuar me 10 muaj burgim për narkotikë.

I dënuari nga Prizreni është kapur nga Policia pas  veprimeve operative–hetimore ku është arritur lokalizimi i tij.

I arrestuari është dënuar për veprën penale “ Shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve” nga neni 275, i KPRK-së.

I arrestuari Xh.K. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.