Marta Kos në Parlamentin Evropian: Sot debati për rrugën e anëtarësimit të Kosovës në BE

Parlamenti Evropian sot pasdite do të mbajë një sesion ku do të marrë pjesë edhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos. Në këtë takim do të diskutohet për rrugën drejt anëtarësimit në BE të Shqipërisë, Bosnjës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Gjerogjisë e Turqisë. “Në debatet që fillojnë në orën 16:00 me Komisioneren…

Lajme

16/06/2026 10:55

Parlamenti Evropian sot pasdite do të mbajë një sesion ku do të marrë pjesë edhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

Në këtë takim do të diskutohet për rrugën drejt anëtarësimit në BE të Shqipërisë, Bosnjës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Gjerogjisë e Turqisë.

“Në debatet që fillojnë në orën 16:00 me Komisioneren e Zgjerimit Marta Kos, eurodeputetët do të vlerësojnë progresin drejt anëtarësimit në BE të Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Turqisë. Votimi nesër në orën 12:30”, thuhet në njoftimin e Parlamentit Evropian.