A duhet të largohet Messi nga Barcelona? Kjo është përgjigja e Zidanes

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, dëshiron që Lionel Messi të mbetet në La Liga, pavarësisht spekulimeve për largimin e tij.

Sport

03/07/2020 09:28

Messi, 33 vjeçar, ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021, dhe raportet e së enjtes mbrëma, thonë se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë po konsideron largimin.

Sipas Cadena Ser, Messi ka ndërprerë bisedimet për kontratë shkaku i zhgënjimeve të tij me Barcelonën, të cilët këtë sezon janë rrugës të humbasin titullin, edhe pse në pjesën më të madhe kanë qenë lider.

Zidane është pyetur në lidhje me këtë thashetheme, duke thënë se dëshiron që Messi të mbetet te Barcelona.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodh, por shpresojmë të mbetet, se ai është në këtë ligë dhe ne duam të mbajmë më të mirët në ligë”, ka deklaruar Zidane./Lajmi.net/