A do të largohet Guardiola nga Man City? Spanjolli zbulon gjithçka rreth kontratës

Pep Guardiola ka zbuluar detaje interesante nga kontrata e tij me Manchester City.

Sport

13/12/2019 17:33

Spanjolli ka hedhur poshtë zërat se ai mund të largohet nga klubi anglez, para se kontrata e tij të skadojë, në vitin 2021.

Ai ka mohuar insistimet se kontrata e tij ka një klauzolë që i lejon atij të largohet para skadimit të kontratës.

“Jo, nuk është e vërtetë (klauzola). Kam folur për qëllimet e mia disa javë më parë” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

Rezultatet negative të ‘Citizens’ dhe shkëputja e Liverpool në krye të tabelës kanë bërë që të ngritën dyshime mbi të ardhmen e Guardiola. /Lajmi.net/