A do të ketë koalicion paszgjedhor LDK-VV, deklarohet Hoti

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se partia në të cilën bën pjesë ai nuk ka vija të kuqe për asnjë parti.

Lajme

10/02/2021 12:38

Duke folur për një bashkëpunim mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e Qeverisë së re, Hoti tha se pas zgjedhjeve do të ulen me gjithë spektrin politik në vend dhe të arrijnë dakordim për krijimin e institucioneve.

“Në parim ne nuk kemi vija të kuqe. Punën që po bëjmë është që ne të komunikojmë me qytetarë, me biznese me të gjitha kategoritë, grupet e qytetarëve që të marrim besimin e tyre për këto zgjedhje. Pastaj, do të ulemi me të gjithë spektrin politik dhe të arrijmë dakordimet e nevojshme, mbi bazat programore për të ndërtuar institucionet e vendit”, ka thënë Hoti.

Ai  në një intervistë për REL ka thënë folur edhe për programin që ofron për qytetarët si dhe për qasjen që ka LDK-ja për dialogun, Marrëveshjen e Brukselit si dhe për çështje të tjera të brendshme.

Ndër të tjera Hoti foli edhe për furnizimin e Kosovës me vaksinën anti-Covid.