A do të jetë ky klubi i ri i Asensios?

Pep Guardiola është i etur për ta pasur në skuadër talentin spanjoll, ndërsa në Ligën Premier kërkohet edhe nga londinezët e Chelseat dhe Arsenalit.

Sport

01/12/2017 13:47

“Diarop Gol” raporton se disa gjigantë të Ligës Premier janë në kontakt me Asension, të vetëdijshëm për frustrimet e tij që nuk po luan.

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i etur për ta pasur në skuadër talentin spanjoll, ndërsa në Ligën Premier kërkohet edhe nga londinezët e Chelseat dhe Arsenalit.

Megjithatë, lista e skuadrave që e duan spanjollin nuk përfundon këtu, pasi edhe PSG-ja dhe Juventusi janë gjithashtu në kontakt me përfaqësuesit e të riut.