A do të jetë kandidat për deputet në listën e PDK-së doktori i njohur, Fitim Selimi?
Zërat se kush mund të jetë kandidat për deputet nëpër listat e partive veç po vijnë e po shtohen. 7 dhjetori është data finale kur partitë mund të dorëzojnë listat finale të kandidatëve, transmeton lajmi.net. Një nga emrat që është përmendur së fundmi për të qenë pjesë e listës së PDK-së është edhe doktori i…
Lajme
Zërat se kush mund të jetë kandidat për deputet nëpër listat e partive veç po vijnë e po shtohen.
7 dhjetori është data finale kur partitë mund të dorëzojnë listat finale të kandidatëve, transmeton lajmi.net.
Një nga emrat që është përmendur së fundmi për të qenë pjesë e listës së PDK-së është edhe doktori i njohur, Fitim Selimi.
Në lidhje me këto zëra që po qarkullojnë, lajmi.net ka kontaktuar direkt me Selimin.
Ai në një përgjigje nuk e ka pohuar, por as mohuar se do të jetë kandidat. Ai shtoi se është i gatshëm për t’u bërë pjesë e garës.
“Një është e vërtetë, që unë kam gatishmërinë të jem edhe pjesë formale e garës për Institucionet qëndrore të vendit! Asnjeherë s’kam ikur nga betejat , as edhe tani kur e kemi më të nevojshëm vendosjen e normalitetin në Institucionet e vendit!”, tha Selimi për lajmi.net.
Fitim Selimi ka qenë doktor në kohën e luftës, por profesionin e tij e ka vazhduar edhe kur Kosova është çliruar.
Ai në të kaluarën ka qenë kandidat për deputet nga radhët e PDK-së./lajmi.net/